Vendosni fjalën kyçe....

Rinis sfida mes Kosovës dhe Rumanisë pas thirrjeve diskriminuese


Zyrtarët e UEFA-s kanë vendosur për rifillimin e sfidës mes Rumanisë dhe Kosovës.

Ndeshja u ndërpre për shkak të mesazhit nacionalist dhe skandaloz të shfaqur nga rumunët.

Ndeshja u ndërpre në minutën e 18 pasi në shkallët e stadiumit tifozët rumunë shfaqën banderolën “Kosova është Serbi” si dhe nuk ndalonin duke bërtitur të njëjtën frazë.

UEFA në raportin e saj shkroi: “Për shkak të sjelljes diskriminuese nga tifozët, ndeshja është pezulluar. Informacione të mëtejshme do të vijojnë së shpejti”.