Vendosni fjalën kyçe....

Soreca takohet me Presidentin Begaj: Shqipëria rol konstruktiv në rajon


I Ngarkuari me Punë, i BE-së në Shqipëri, Ambasadori Luigi Soreca, , u takua sot me Presidentin Bajram Begaj në një moment kyç për zgjerimin e BE-së dhe procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ambasadori Soreca inkurajoi Shqipërinë që të vazhdojë të mbështesë në mënyrë aktive politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes të BE-së dhe vlerësoi rolin e Shqipërisë si një aktor konstruktiv rajonal.

‘Së bashku me Shqipërinë, ne vazhdojmë rrugëtimin drejt një Evrope më të qëndrueshme, më të sigurt dhe më të begatë”-shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë.