Të paktën 2,681 njerëz kanë vdekur nga tërmeti në Marok që nga e hëna dhe 2,501 janë lënduar, sipas mediave shtetërore.
Mbreti Mohammed VI ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Kanali televiziv 2M me bazë në Casablanca raportoi numrin e përditësuar të vdekjeve të hënën në mëngjes, ndërsa ekipet e shpëtimit gërmuan nëpër rrënojat në malet në jug të Marrakeshit.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi mbrëmjen e së premtes, në një thellësi prej 26 km nën malet Atlas.
Rreth 1,500 nga vdekjet ishin në provincën Al-Hauz. Disa fshatra u “shkatërruan plotësisht” sipas banorëve të mbijetuar që folën me ekipet e shpëtimit e mediat.
Maroku ka dërguar ushtrinë për të ndihmuar ekuipazhet civile të shpëtimit, por rrugët dhe kalimet nëpër male janë dëmtuar ose bllokuar nga mbeturinat.
Makineri të rënda janë vendosur për të pastruar rrugët dhe helikopterët po përpiqen të arrijnë në vendbanimet më të largëta.
Tërmeti i së premtes ishte më i keqi që goditi Marokun që nga viti 1960, kur të paktën 12,000 njerëz vdiqën në një lëkundje me magnitudë 5.8 në Agadir.