Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj: Dy muaj më parë Mirlind Daku mori nënshtetësinë shqiptare. Na bëri të gjithëve krenarë me golin e tij!


Kombëtarja kuq e zi padiskutim i bëri të gjithë krenarë me fitoren në ndeshjen e luajtur kundër Polonisë mbrëmjen e së dielës në ‘Air Albania’.

E teksa performanca e skuadrës ishte mjaft e mirë kryesisht në mbrojtje dhe mesfushë, dy supergolat e shënuar nga Asani dhe Daku shtangën këdo, duke ngritur gjithë stadiumin në këmbë.

Mirlind Daku, golshënuesi i dytë përgjatë ndeshjes, krahas përgëzimeve të shumta, është përshëndetur edhe nga kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social ‘X’, Veliaj shkruan se Dakun e ka takuar dy muaj më parë kur ai ka marrë nënshtetësinë shqiptare dhe se me golin e tij i ka bërë të gjithë krenarë, duke e afruar skuadrën tonë kombëtare afër ëndrrës europiane.

Statusi:

Mirlind Dakun e takova dy muaj më parë, kur mori nënshtetësinë shqiptare 🇦🇱!

Dje na bëri krenarë 😍 me golin kundër Polonisë, duke na afruar me ëndrrën europiane! Forca Daku! 🏆

 

Image