Pas përfundimit të mbledhjes mes Sali Berishës dhe deputetëve të PD, Gazment Bardhi foli para gazetarëve.
Ai u shpreh ndër të tjera se sot u morën disa vendime, si propozimi i një pakete ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve dhe ndihmës ekonomike.
Më tej Bardhi është unifikuar qëndrimi për rëndin e ditës në seancën e radhës në parlament.
“Kemi marrë disa vendim. Së pari vendosëm të propozojmë një paketë ligjore për të nisur punën për rritjen e pensioneve, ndihmës ekonomike, minimumi jetik. Sa i takon llogaridhënies së qeverisë, do të ketë seanca dëgjimore në Komisione për çështje me interes për publikun. Kemi unifikuar të gjitha qëndrimet për rëndin e ditës në seancën e radhës”, u shpreh ai.