Vendosni fjalën kyçe....

Humbja me Shqipërinë vulos shkarkimin e trajnerit të kombëtares së Polonisë


Ajo që flitej prej disa ditësh është bërë realitet. Fernando Santos nuk është më trajner i kombëtares polake. Mandati i tij ka zgjatur saktësisht 232 ditë.

Ecuria e portugezit në më pak se nëntë muaj punë nuk është shumë mbresëlënëse. Fitoi gjysmën e gjashtë ndeshjeve, përfshirë miqësoren kundër Gjermanisë (1-0).

Humbja 3-2 në Moldavi dha sinjalin e parë për shkarkimin e tij, ndërsa vulosi vendimin humbja në Tiranë ndaj Shqipërisë, duke u mposhtur me dy gola.

 

Santos