Juventusi e ka përfunduar vitin financiar 2022/23 me humbje të rreth 114 milionë euro, sipas La Gazzetta dello Sport, llogari këto që janë dalë nga kompanie amë e klubit, Exor.
Exor është kompania pronare e perandorisë Agnelli që udhëhiqet nga John Elkan, kushëri i ish presidentit të Juves, Andrea Agnelli.
Bilanci i tyre financiar u publikua këtë javë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, që i ka parë shifrat e humbjeve, Juventusi ka kaluar njërin prej viteve më të këqija financiare në historinë e tyre.
Klubit ju hoqën 10 pikë nga Serie A dhe u përjashtuan nga garat e UEFA-së pasi që kishin rritur në mënyrë artificiale tarifat e transfertave dhe të ardhurat kapitale, edhe pse Juve qëndron në atë se ata kanë interpretuar kontabilitetin e klubit në mënyrë të mirë.
Këto llogaritje tregojnë që Juventusi ka humbur 115 milionë euro gjatë vitit financiar të sezonit 2022/23, që përfundon më 30 qershor.
Kjo pritet që t’i bëhet zyrtare Bordit të drejtorëve në mbledhjen e ardhshme.
Megjithatë ky është një përmirësim i madh nëse merret parasysh humbjet e një viti më parë prej 239 milionë euro, të cilat po ashtu ishin ndikuar nga pandemia ku klubet nuk mund të gjeneronin të ardhura nga stadiumi.
Derisa Juventusi ka vuajtur, kështu nuk ka ndodhur me Exor të cilët kanë arritur të kenë profit prej 2.2 miliard euro në pjesën e parë të vitit 2023.