Vendosni fjalën kyçe....

Mbytet foshnja pesëmuajshe gjatë operacionit të shpëtimit të emigrantëve në brigjet e Italisë


Gjatë një operacioni shpëtimi në Lampedusa raportohet se ështe mbytur një foshnjë pesëmuajshe, ndërsa ishulli më jugor i Italisë lufton për të përballuar një numër të paprecedentë emigrantësh që mbërrijnë nga deti nga Afrika e Veriut, shkruan Reuters.

Varka me të cilën po udhëtonte foshnja u përmbys pak para se të kapej nga roja bregdetare italiane. Të gjithë pasagjerët e tjerë u shpëtuan, përfshirë nënën e foshnjës, një adoleshente nga Guinea.

Ai tha se emigrantët ishin nisur nga qyteti i Tunizisë, Sfax, një pikënisje e njohur për udhëtimet detare në Evropë. 

Në përgjithësi, rreth 123,860 emigrantë me varka kanë mbërritur në Itali që nga fillimi i vitit, sipas të dhënave më të fundit të ministrisë së brendshme. Shifra është pothuajse dyfishi i asaj që u regjistrua në të njëjtën periudhë të vitit 2022.