Kryeminitri Rama tha sot se INSTAT është sot krejt i çliruar nga politika, ndërsa pati një mesazh për Athinën duke theksuar se Shqipëria është krenare për legjislacioni që ka për minoritetet e për mënyrë si i trajton ato.
Në fjalën e tij gjatë ceremonisë për çeljen e Cënsit ai tha se procesi është tejet i rëndësishëm e do kryhet sipas standardeve të BE-së.
“INSTAT sot është tërësisht i çliruar nga politika. Nuk merret më me qoka politike dhe as nuk përgatit limonta me rritje dyshifrore të Shqipërisë me zhvillimin më të shpejtë në botë diku aty pak hapa prapa Kinës dhe as nuk bëhet shkak që Shqipëria të fshikullohet për statistika të pabesueshme siç ndodhte në të shkuarën. Është e rëndësishme për vendin tonë që numri i shqiptarëve që jetojnë në këtë vend të jetë real që askush të mos thotë as që janë shumë dhe e i keni shtuar rrugëve dhe as që janë pak, e duke qenë pak jeni një vend që nuk meritonin vëmendjen që pretendoni.” – tha Rama.
“Dua të theksoj edhe për minoritete në Shqipëri. Jam shumë krenar për shumë gjëra për Shqipërinë po një nga gjerat që më bën më shumë krenar është se Shqipëria ka legjislacionin më të theksuar europian. Legjislacionin e ri për minoritete e kemi bërë pa na e kërkuar njeri dhe deshëm të bënim legjislacion optimal rrezatuese. Jam krenar për mënyrën sesi Shqipëri i ka trajtuar komunitetin minoritar. Nuk ka asgjë të ndryshme. S’ka asnjë minoritar të vetëm që të ngrihen dhe të thotë kam një problem se lidhet me faktin se jam në një etni tjetër. Ne e dinim shumë mirë se ka në çdo aspekt gjëra për të përmirësuar. Leksione për minoritetet, Shqipërisë nuk i jep dot askush, asnjë vend, zero.” – shtoi Rama.