Vendosni fjalën kyçe....

Përfundon takimi i deputetëve, Berisha: Diskutuam për mosfunksionimin e Parlamentit


 

Ka përfunduar mbledhja e sotme e deputetëve të PD,  e cila është e dyta e iniciuar nga Gazment Bardhi.

Në deklaartën për media, ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se ndër të tjera u diskutua për mosfunksionimin e Parlamentit.

“U diskutua mbi drejtimin e absolutisht disfunksional të parlamentit, shkelmin nga institucionet të vendit. Braktisjen që i bën Rama parlamentit. Për të gjitha këto deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara”, tha Berisha.

I pyetur nëse e sheh mundësin e një bashkimi me Bardhin dhe deputetët që e mbështesin këtë të fundit, Berisha tha: E shef qiellin e kthjellët e konsideron mundësinë e shiut…