Vendosni fjalën kyçe....

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, mbi 2900 viktima (Fotot)


Numri i të vdekurve nga tërmet i fuqishëm i para pak ditëve në Marok është rritur në 2,901 persona, tha të martën Ministria e Brendshme e vendit.

Në një deklaratë, ministria tha se 5,530 persona të tjerë u plagosën në tërmetin me magnitudë 7 që goditi vendin e Afrikës Veriore të premten vonë.

Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës Veriore në një shekull, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

Tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin antik të Marrakech, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Të martën, ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan përpjekjet e tyre për të pestën ditë radhazi për të gjetur njerëz dhe trupa të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të shembura në zonat e goditura rëndë nga tërmeti.

Sipas një gazetari të Anadolu, ekipet e shpëtimit arritën të nxirrnin disa njerëz nga nën rrënojat në Marokun qendror.

Gazetari tha se disa nisma publike janë nisur për të mbështetur njerëzit e prekur dhe për t’u siguruar atyre materiale ndihme.

Të dielën, qeveria marokene njoftoi krijimin e llogarive të veçanta bankare për të mbledhur dhurime nga qytetarët dhe bizneset lokale për ofrimin e ndihmës për njerëzit e prekur.

Maroku deri më tani ka pranuar oferta për ndihmë dhe ekipe shpëtimi nga Spanja, Britania, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

VINI RE: Ky material është pronësi inteleltuale e Anadolu Agency

Përgatiti për Hashtag.al, Klodian Manjani