Vendosni fjalën kyçe....

Tirana pret nesër Ministrat e Brendshëm nga 26 shtete të BE-së në kuadër të Procesit të Berlinit


 

Tirana mirëpret nesër në Tiranë, Ministerialin e Ministrave të Brendshëm në kuadër të Procesit të Berlinit.

Tema të Ministerialit do të jenë Menaxhimi i Integruar i Kufijve; Bashkëpunimi Rajonal në luftën kundër krimit të organizuar; Partneriteti për krimin kibernetik në Ballkanin Perëndimor.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla do të presë Ministrat e Brendshëm dhe krerët e delegacioneve nga 26 vende të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, nga ora 12:15 deri në 13:30, në hyrje të Pallatit të Kongreseve (mediat mund të marrin pamje).

“Në nisje të Ministerialit, ora 14:00 do të ndiqni online fjalën e z. Taulant Balla, ministër i Brendshëm i Shqipërisë; z. Fernando Grande-Marlaska, në cilësinë e Presidencës të Këshillit të BE-së, ministër i Brendshëm i Spanjës; z. Johannes Luchner, zv.drejtor i Përgjithshëm i DG HOME, Komisioni Europian.

Më pas punimet do të vijojnë me dyer të mbyllura në dy seanca.

Në 17:20, ministri Balla do të bëjë përmbylljen e punimeve dhe rezultatet e arritura, të cilën mund ta ndiqni online.

Në 17:30 do të ketë një konferencë për media të Ministrit të Brendshëm Shqiptar dhe DG Home, ku gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë. Konferenca mbahet në sallën e Albanologjisë, në Pallatin e Kongreseve“, thuhet në njoftim.