Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me arrestimin e ish-këshilltarit të ish-ministres Olta Xhaçka, Amant Josifi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet spanjolle për mashtrim me call-centre.
Nga foltorja e Kuvendit, Berisha tha se kryeministri Edi Rama është mbrojtja politike e Josifit.
“Prej një jave, kupola e krimit të organizatës kriminale të qeverisë shqiptare, i fshehin publikut një operacion spektakolar të autoriteteve ligjvënëse spanjolle, të cilat idenifikuan dhe arrestuan në Dubai, mikun e ngushtë gjer në ortakëri të Olsi Ramës, Amant Josifi. Amant Josifi është një hajdut i paimagjinueshëm, i cili përmes call-center ka plaçkitur pensionistë europianë në shumën totale rreth 2.2 miliardë euro.
Si ndodhi kjo? Amant Josifi ishte këshilltari i Olta Xhaçkës dhe djali i nëpunëses së parë civile të shtetit, Strakosh. Por Amant Josifi kishte lidhje shumë më të fuqishme sesa Oltën dhe Strakoshën, kishte vetë Olsi Ramën.
Nëse call-centerat e tjera sulmoheshin ditë e natë nga tatimorët, nga policitë e ndryshme, kishte një call-center e cila zmadhohej çdo javë. Punonjësve të call-centerave u thuhej të vinin të punonin te ne, se kemi mbrojtje politike, se mbrojtja jonë është Olsi Rama, Edi Rama faktikisht. Në këtë rast del që mbahet një javë fshehtas në Dubai nga Taulant Balla dhe Edi Rama.”, tha Berisha.