Ministri i Brendshëm Balla tha gjatë prezantimit të rezultateve të operacionit tetëmujor antidrogë në vend, se qeveria shumë shpejt do paraqesë një paketë ligjore për dyfishimin e dënimit të krimeve që kryhen pranë shkollave.
Ai tha gjithashtu se policia ka nisur një rrugë të re në luftën kundër drogës
“Do paraqesim paketë për dyfishim të dënimit të krimeve që ndodhin brenda perimetrit të sigurisë së shkollave, për shpërndarjen dhe shitjen e lëndëve narkotike. Ky është vetëm fillimi. Nxis Policinë e Shtetit ta ruaj këtë qasje të re të luftës kundër trafikut të lëndëve narkotike. Gjatë ditës së sotme do nxjerrim konkluzione për mënyrë e organizmit të operacionit dhe qasje të reja ndaj një fenomeni që do të vijë duke u minimizuar sikur është rrjedhja e informacionit nga brenda policisë. Gjatë këtij operacioni nuk kemi pasur problematika të kësaj natyre, por ishte operacioni i parë i madh i këtij niveli. Mos u habisni që ngjarje të tilla t’i kemi më të shpeshta. Megaoperacioni ishte kapilar, i mirëkordinuar në të gjithë vendin, që në orët e para të mëngjesit të sotëm për identifikimin e rrjeteve kriminale të shpërndarjes dhe prodhimit të lëndëve narkotike. Ky është fillimi i një rrugëtimi të ri në luftën kundër drogës.” – tha Balla.
Ministri tha gjithashtu se është shqetësues fakti se po ulet mosha e përdorimit të lëndëve narkotike duke theksuar se të dhënat janë kambanë alarmi për institucionet që duhet të reagojnë të gjitha se bashku.
“Përgëzoj dhe i shpreh mirënjohjen time forcave të policisë së shtetit të përfshira në operacionin e konkluduar sot. Falënderoj prokurorinë dhe forcat e armatosura të cilat përmes Shtabit të përgjithshëm në bënë të mundur edhe vënien në dispozicion të helikopterëve. Ishte një operacion i mirëkoordinuar për identifikimin dhe goditjen e rrjeteve kriminale për prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Operacioni shënoi rezultate impresionues enë luftën kundër drogës. Janë 214 masa sigurie shtuar këtu edhe 23 të tjerë që janë arrestuar gjatë kontrollove në flagrancë. Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa të panjohura më parë. Po ulet mosha e atyre që përdorin për herë të parë lëndë narkotike duke filluar nëpër shkolla veçanërisht në shkolla të mesme. Është shtuar edhe përdorimi i drogave sintetike që paraqesin rrezikshmëri të lartë. Janë zbuluar llojë droge që për ne ishin të panjohura më parë për ekzistencën e tyre në Shqipëri. Këto të dhëna janë një kambanë alarmi por institucionet duhet të bëjnë reagim të gjithë së bashku. S’do lejojmë zona të lira për spacatorët e drogës.” – tha Balla.