Gazment Bardhi tha se presidenti Begaj kishte shkelur Kushtetutën në dekretimin e Ervin Metes si ministër i Financave, i cili u votua në seancën e sotme.
Ai tha se dekretimi i Metes ishte bërë edhe pse ai ushtronte një funksion tjetër publik në AMF.
“Në kundërshtim flagrant me nen 103, presidenti ka dekretuar ministër një zyrtar publik që nuk mund të emërohej sepse ushtronte një funksion tjetër publik. Shkarkimi i Ervin Metes nga posti i tij në AMF (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare) është bërë në seancën e së hënës dhe presidenti Begaj ka bërë një dekretim në shkelje të ligjit e të Kushtetuës dhe pa bërë asnjë verifikim për anëtarët e rinj të qeverisë të propozuar nga qeveria. Deputetët sapo kanë votuar një dekret antikushtetues të presidentit të Republikës.” – tha Bardhi.