Gjykata e Tiranës caktoi sot masën e sigurisë detyrim me paraqitje për këngëtaren Enca Haxhia, në ballkonin e banesës së saj u gjetën 5 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo.
Këngëtarja u arrestua dy ditë më parë më 12 shtator për kultivim të bimëve narkotike, pasi iu gjetën 5 vazo me rrënjë kanabis sativa në ballkonin e shtëpisë.
Ditën e sotme këngëtarja doli para gjykatës për masën e sigurisë, por nuk foli. Ndërkohë Enca Haxhiaj ka pranuar se është është përdoruese e kanabisit.