Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni që falimentoi kultivimin e orizit vendas në Zadrimë


Drejtuesi i agroturizmit Mrizi i Zanave, Altin Prenga ka lajmëruar “kapitullimin e mbjelljes së orizit”, në Zadrimë.

Prenga shprehet i dorëzuar në “luftën” për të kultivuar orizin vendas për shkak të mungesës së ujit.

Shkak për mungesën e ujit në këtë periudhë është koncesioni i vitit 2010 për një kompani austriake që nuk lejon të derdhet ujë në fushën e Zadrimës nga hidrocentrali i Vaut të Dejës.

Dështuam këtë vit me orizin dhe do jetë viti i fundit që do e mbjellim sepse jemi lodhur duke luftuar!

Do i qëndrojmë orizit kinez sepse kështu është ndërtuar sistemi jonë.

Kjo sepse dikush nga qeveria e asaj kohe në vitet 2010 dha një koncesion një kompanie Austriake ku miliona metër kub ujë që derdhen në Zadrimë nga hidrocentrali i vaut të dejës dhe që përdoreshin verës për vaditje tani nuk mund të përdoret më asnjë pikë ujë në shtator.

Koncesioni është një turp, kuptoj uji i tepër por që ti hiqet bujqësisë është një krim.

Falënderoj shumë mikun tim profesor Filip Haxhari që na ka mbështetur në këtë nismë dhe i kërkoj ndjesë me përulësi. Në Itali ku ai drejton institutin më prestigjoz të Europës me një skuadër mbi 40 shkencëtar dhe ku banka e tyre gjenetike kishte fara të vitit 1880”- shkruan Prenga.