Vendosni fjalën kyçe....

Kurti: Lajçak e shndërroi në qëndrim kushtëzimin e propozuar nga Serbia


Kryeministri Albin Kurti ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Ai ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin.

Kurti tha se propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoze në dhomë dhe vështirësohet dialogu”.

Kurti akuzoi emisarin Miroslav Lajçak që ka pranuar propozimin e Serbisë për kushtëzim.

“Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar një kushtëzim të tillë dhe kushtëzimin nga Serbia që e ka pranuar Lajçak e ka bërë në cenim të funksionit të tij si lehtësues dhe ndërmjetësues dhe unë s’mund ta pranoja një gjë të tillë, duke cenuar asessi Kosovën, kryeministër i së cilës jam”.

“Këtë propozim këtë sekuencë se si duehet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasë një rezultat. S’ka mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”.

“Kur unë kërkova që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse mu tha që ka një të tillë, ndërmjetësit nuk ishin në gjendje që ta sillnin dhe vetëm pas përfundimit të takimit mu dha një dyfaqësh në anglisht dhe serbisht, që paraqet një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj, që do të thotë se s’mund të jetë udhërrëfyesi i sekuencuar si propozim i palës serbe, por që në fakt ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni, pra marrëveshja e para 10 vjetëve dhe eventualisht të kalojmë te kjo marrëveshja bazë”.

Kurti tha se nuk është prilli i 2013-ës kur në dhomë ndodhën baronesha Ashton, Thaçi e Daciqi.