Vendosni fjalën kyçe....

Nikolla lexon letrën që i delegon Açkës postin e kreut të grupit të PD-së, reagon ashpër Bardhi: Komplot, e papranueshme


Përplasje në Kuvend pasi kryetarja Nikolla lexoi një shkresë sipas së cilës Flutura Accka ishte caktuar kryetare e grupit parlamentar të PD-së.

I menjëhershëm ka qenë reeagimi i Gazment Bardhit i cili tha se PD-ja nuk e ka ndryshuar kreun e grupit, pozicion që mbahet prej tij.

Ai tha se është e papranueshme që  shumica të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së. Pas kundërshtisë së Bardhit, Nikolla kërkoi ndërhyrjen e Gardës.

“Grupi i PD nuk ka bërë asnjë ndryshim të kryetarit. Për anëtarët e grupit të PD është e papranueshme që maxhoranca të ndërhyjë në punët e brendshme të grupit parlamentar të PD-së.” – tha Bardhi.

Pjesë nga debati

Bardhi: Gënjyet kur thatë se po prisni opinion e zyrës juridike të Kuvendit.

Nikolla: Ju nuk rrini te vrima e çelësit të zyrës time të dini më kë flas unë.

Bardhi: Nuk mund të thërrisni lloj lloj deputeti që ju vjen në zyrë me lloj-lloj zari që ju vjen nga pas.