Rreth 150 persona janë arrestuar nga policia e Tiranës gjatë një operacioni të beftë antidrogë. Gjatë aksionit janë sekuestruar 3 kg kokainë e rreth 15 kg kanabis.
Në operacion kanë marrë pjesë sektori antidrogë i Policisë së Tiranë, RENEA e FNSH-ja me kërkesë të prokurive të Tiranës, Durrësit, Fierit e Elbasanit.
Hetimi mësohet se ka nisur muaj më parë.
Operacioni është shtrirë në të gjitha zonat e kryeqytetit ndërsa personat e arrestuar u përkasin disa grupeve kriminale.
Po kështu gjatë kotrolleve është kapur një lloj droge e re në formë xhelatinoze që vjen me postë nga jashtë.