Vendosni fjalën kyçe....

Operacion i madh antidrogë në disa qytete, mbi 200 të arrestuar, kapet kokainë, kanabis e para


Një operacion i madh policor është zhvilluar në disa qytete të vendit.

Deri tani janë arrestuar mbi 200 persona ndërsa vetëm për Tiranën ka pasur 120 urdhërarreste ku janë arrestuar 70 persona.

Në operacion kanë marrë pjesë sektori antidrogë i Policisë së Tiranë, RENEA e FNSH-ja e po drejtohet nga prokuroria e Tiranës.

Në kryeqytet kontrollet e ndalimet janë kryer në gjithë territorin duke përfshirë Kamzën e Vorën.

Deri tani janë sekuestruar kokainë e kanabis si dhe një lloj droge e re në formë xhelatinoze që vjen me postë.

Operacioni vjen pas një hetimi disamujor. Kontrolle janë ushtruar edhe në Durrës, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Fier e Korçë, ku ka dhjetëra të ndaluar.

50 persona janë ndaluar në Vlorë, 20 persona janë arrestuar në Durrës, 18 në Korçë e 17 në Elbasan.

Në Elbasan mes të ndaluarve është edhe një efektiv policie.

Operacioni është në vijim e sipër.