Vendosni fjalën kyçe....

Partizani ia del edhe me 10 lojtarë përballë Vllaznisë, skuadrat ndajnë nga 1 pikë


Partizani dhe Vllaznia nuk kanë shkuar më se një barazim 0-0 në Shkodër, në takimin e vlefshëm për javën e 3-të të kampionatit.

“Demat e kuq” pavarësisht se në pjesën më të madhe të lojës luajtën në disavantazh të 10 lojtarëve për shkak të daljes nga loja të Maguette pas ndëshkimit me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 14’ të lojës arritën të merrnin një pikë.

Partizani renditet në vendin e pestë me 4 pikë, sakaq Vllaznia pozicionohet e katërta me 5 pikë.

Superliga shqiptare zbret sërish nesër në fushë me fillim nga ora 16.00, për takimin mes Laçit dhe Teutës.