Kreu i Rithemelimit Sali Berisha e ministrja Elisa Spiropali janë përfshirë në një debat në Kuvend.
Berisha iu drejtua Spiropalit duke u thënë se nuk donte të binte në vulgaritet ndërkohë që e lidhi fjalën e tij me një shpjegim nga psikoanalisti i njohur Zigmund Frojd.
“Meqenëse po shkruan po i them dy fjalë Elisës. Ke përdorur një term jo të fisshëm, por ti do që unë të bie në vulgaritet. Zhvillimi psikoseksual te njerëzit kalon në 5 stade, stadi i 3 është stadi falik. Disa mbeten dhe disave u mbetet kompleksi i Edipit dhe këtu është Edi Rama. Ky kompleks i stadit të tretë kalon edhe te vajzat. Frojdi e quan këtë ‘zilia falike te vajzat’. S’kam çtë them tjetër.” – tha Berisha.
Pas kësaj Spiropali replikoi duke iu drejtuar Berishës se ia kuptonte hallin dhe se ai paguhej nga pasanikët më të mëdhenj të vendit. Ajo e ironizoi Berishën duke i thënë që ta harronte Shkodrën që i kishte mbetur kockë në fyt.
“Kush të mori me qira sot? Kanë filluar të marrin me qira tani. Të hedhin edhe ndonjë kocë këtej e andej gardhit për t’u marrë me njerin dhe tjetrin. Ta kuptoj moshën dhe hallin. është e paimagjinueshme që një gjysh që duhet të ishte mbyllur me turp sot, del në foltore dhe përmend problemet e tij të rënda. Me që fole për të varfrit e Shqipërisë, ti që paguhesh nga pasanikët më të mëdhenj të Shqipërisë, ti që sulmon ata që nuk të japin favore, unë për ty kam vetëm dy fjalë: më vjen keq për katandisjen tënde. Ke qenë kryeministër dhe nga kryeministër snajperist, je kthyer në një snajper me qira. Ata që të përdorin, do të të lënë ashtu siç je i zhveshur nga cdo moral. Ku humbur Sali. e di që të ka mbetur në fyt kocka e Shkodrës.” – tha Spiropali.