Vendosni fjalën kyçe....

Tirana fiton me përmbysje ndaj Skënderbeut dhe merr kreun


Tirana fitoi me përmbysje ndaj Skënderbeut sfidën për Superioren.

Në takimin e luajtur në stadiumin Selman Stermasi, bardh e blutë fituan 3-1 ndaj korçarëve.

Nikaj hapi sfidën për Skënderbeun që në minutën e tretë të takimit. Ndërsa barazimi për Tiranën do vinte në fund të pjesës së parë më Kaina.

Në pjesën e dytë përmbysjen e solli Qefalija në minutën e 77 ndërsa trefishimi i rezultatin u bë në minutën e 94 nga Hasani.

Me këtë fitore Tirana merr kreun me një pikë më shumë se Skënderbeu që zbret në vendin e dytë në 3 javët e para të kampionatit.