Kreu i Partisë Demokratike të Rithemelimit, Sali Berisha ka zbuluar gjatë konferencës për media se në Këshillin Bashkiak të Tiranës do kalojnë vendimin për pagimin erreth 6 mln euro të tjera për kompaninë e inceneratorëve.
Berisha thotë se nuk ka besim që SPAK do marrë të pandehur Veliajn për aferën e inceneratorëve duke kërkuar që qytetarët të ngihen kundër tij.
“Nxin çdo ditë e më shumë monumenti i turpit i amnistisë së Veliajt. Sot kalon në këshillin bashkiak vendimin për 600 mln lekë të tjera në kompaninë e tij me pronar në letra Zoto dhe Mërtiri. 6 mln euro kalon ky mafioz duke zhvatur qytetarët shqiptarë. Është aktakuzë e rëndë për ‘skapin’ dhe kontrollin nga Rama.
430 mln lekë i ka marrë nga arsimi, 130 mln lekë i ka hequr nga fondi i emergjencës. U bëj thirrje qytetarëve të përgatitemi për ta kapur për zverku dhe ta çojmë tek dera e burgut. Nëse presim për ‘skapin’ u garantoj se ai do bëhet edhe kryeministër në mendjen e tij. Veliaj është mafiozi që vendosi të heqë dorë nga praktika e mëparshme e trajtimit të plehrave veçim seleksionim dhe të kalojë në djegie”, tha Berisha.
Më tej Berisha ka bërë thirrje që mbledhja e Këshillit Bashkiak të mos bëhet me dyer të mbylla dhe kërkon që mediat të përcjellin çdo mbledhje.
“Të mos lejojë mbajtjen e asnjë mbledhje Këshilli Bashkiak me dyer të mbyllura. Duke mbyllur sallat e parlamenteve lokale kryetarët mafiozë të zgjedhur me vota të vjedhura nga krimi, paraja, duan të fshehin para qytetarëve krimet e vazhdueshme. U bëj thirrje mediave të përcjellin çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak.
Qytetarët të imponojnë me protesta mafiozët në krye e bashkive, të mos mbyllin mbledhjet e Këshillit Bashkiak. Një Këshillin Bashkiak është parlamenti lokal i një bashkie dhe duhet të ketë veprimatri transparente”, tha Berisha.