Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me plumb në kokë 39-vjeçari shqiptar në Greqi, greku e qëllon dhe largohet qetësisht


Një 39-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me pushkë në zonën e Pierut në Greqi.

Brigen Limka, babai i tre fëmijëve u ekzekutua për 9 sekonda nga një 68-vjeçar grek, pas një konflikti për parkingun ku punonte shqiptari.

Mediat greke kanë publikuar pamjet e rënda nga momenti i ngjarjes, ku u vra me armë gjahu shqiptari Brigen Limka.

Në videot e publikuara nga mediat greke shihet momenti kur 68-vjeçari qëllon me armë shqiptarin dhe më pas largohet me armë në dorë qetësisht. 

Mbarova me ty, tani mbarova me ty”, ka thënë autori i vrasjes pasi ka qëlluar shqiptarin.

Shqiptari, babai i tre fëmijëve është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk mundi që të mbijetonte si pasojë e plagëve të rënda që mori. Ndërsa autori, i cili u arratis menjëherë nga vendngjarja u kap pak më vonë nga policia greke.

Sipas mediave, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Praxitelous 147” në Pire ku shqiptari punonte si roje parkingu.

Policia tha se 68-vjeçari Dhimitris Kutrumanis e qëlloi një herë në kokë shqiptarin e më pas është kthyer sërish duke e qëlluar për herë të dytë.

Mes tyre pati debat. Autori u ngjit në banesën e tij mori pushkën dhe pasi e qëlloi tha; “tani mbarova me ty”. Ai njeri kishte sjellje të çuditshme”, është shprehur një dëshmitare.

Viktima dhe autori kishin pasur konflikte pasi i moshuari pengonte shqiptarin që tu shërbente klientëve të parkimit me qira.

Dëshmitarët kanë thënë se autori 68-vjeçar i cili u dorëzua në polici, njihej si person me probleme psikologjike pasi ishte konfliktuar dhe shpeshherë bërtiste.

“Autori krijonte vazhdimisht probleme në parking. Shumë herë hidhej mbi makina dhe nuk ngrihej dhe sot mori pushkën dhe kishte një problem me parkimin sepse banonte pikërisht sipër. Ai jetonte vetëm. Viktima nuk ka qenë kurrë problem. E dëgjuam duke thirrur për ndihmë dhe më pas dëgjuam të shtënat. Ai thirri fëmijët nga parkingu ngjitur. Pati dy të shtëna. Njëra në kokë, tjetra në fytyrë. Viktima ka tre fëmijë të mitur. Ajo që pashë ishte tronditëse. Policia mbërriti pas dhjetë minutash. Autori ishte mbyllur në shtëpinë e tij”, tha një dëshmitar.