Gazetari Adriatik Doçi shkruan se Sali Berisha po sulmon prokuroren Enkelejda Millonai pasi ajo po i heton familjarët për pastrim parash.
Doçi në një postim në rrjetin social Facebook thekson se sulmet Berisha i bëri gjatë një emisioni televiziv në A2 CNN.
Sipas gazetarin Prokurorja Millonai po heton dhëndrin e Berishës, Jamarbër Malltezi për pastrim parash për ndërtimet në ish-kompleksin sportiv Partizani në Tiranë.
Më tej Doçi thekson se Malltezi është zhvendosur në Gjermani që prej fillimit të hetimeve ku po kërkon azil për t’i shpëtuar arrestimit.
Postimi i plotë:
Pse Berisha sulmon prokuroren e ‘hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe a po kërkon Malltezi azil në Gjermani për t’i shpëtuar arrestimit
Sali Berisha ka sulmuar prokuroren e SPAK-ut, Enkeleda Millonai, e cila po heton dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezin, për pastrim parash me ngritjen e 19 kullave me 39 mijë euro para të ligjshme, mbi pronën shtetërore ish Klubi Partizani, tjetërsuar nga vjehrri kryeministri përmes një afere me qindra nyje të zeza, realizuar gjatë viteve 2006-2009.
Ndoshta mendon se është ende koha e ‘deles së tij’ Adriatik Llallës (sot në arrati), koha kur kërcënonte dhe fyente Ina Ramën se pse nuk hetonte siç udhëzonte ai në fjalime publike, koha kur i jepte mesazh një natë para Gjykatës së Lartë për të shpallur të pagajshëm Ilir Metën, kur rrethonte prokurorinë që të mos pyeste klientin e Familjes së tij Damir Fazlliç, koha kur nuk zbatonte urdhër-arrestet e Prokurorisë për 21 Janarin, kur rrethonte dhe detyroi të kërkonte azil politik në SHBA ish kryetarin e Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi vetëm se nuk zbatonte urdhërat politik të tij.
Sali Berisha theksoi me shqetësim se prokurorja Enkeleda Millonai kishte sekuestruar dosjen dhe kishte shtrirë hetimet deri në vitin 1939, ndërsa ngriti pretendime për hetime me ndikim politik dhe ngritje dyshimesh dashakeqe.
Mes qindra pikave të errëta, dosja korrupsionit me ish Klubin Partizani, ka 3 kolona.
1.Paraardhësit e dhëndrit të Berishës, Jamarbër Malltezi, janë shpronësuar një herë në vitin 1939 nga italia fashiste për zgjerimin e aeroportit. Dokumentet gjenden për të gjitha pronat kufitare, por jo pronën në fjalë, ndërkohë që Arkivi i Shtetit është drejtuar nga babai i Jamarbër Malltezit, i cili ka dyshime të forta se ka zhdukur dokumentin e shpronësimit vetëm për sipërfaqen ku sot i biri ka ngritur kullat.
2.Jamarbër Malltezi ishte trashëgimtar i pretenduar që i takonin vetëm 140 m2 tokë. Duke përdorur pushtetin e vjehrrit kryeministër, si garanci për kthimin (grabitjen) e pronës, arriti t’u marrë ‘ish pronarëve’ 33 % të pronës.
3.Jamarbër Malltezi dhe Argita Berisha kishin vetëm 39 mijë euro para të ligjshme, pranuar publikisht nga vetë Argita. Me vetëm 39 mijë euro, Jamarbër Malltezi ka ngritur 19 kulla mbi pronën publike të tjetërsuar, ku është pronar me 35-50 %.
Ku i gjetën paratë? Është kjo pyetje që rrezikon pozitat e Jamarbër Malltezit, duke e veshur me përgjegjësi penale për pastrim parash.
Berisha është i vetëdijshëm se këto fakte do t’ia çojnë dhëndrin drejt prangave. Edhe Arjana Fullani, Adriatik Llalla dhe Gjin Gjoni po të ishin pjesë e drejtësisë, do ta kishin të vështirë të ‘lanin duart’ me këtë dosje.
Megjithatë, Berisha ka nisur të sulmojë prokuroren Endelekda Millonai për hetime politike.
Zonja prokurore ka kërkuar arrestimin e ish ministrave dhe ish zëvëndëskryeministrave të pushtetit.
Sipas logjikës së Berishës, Millonai duhet të ishte frymëzuar nga opozita për të goditur korrupsionin në krahun e qeverisë.
I vetmi sens në këto pretendime dhe akuza të Berishës do të ishte një skenar i dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, për të kërkuar azil në Gjermani, vend në të cilin është vendosur që kur hetimet e SPAK për ish Klubin Partizani kanë avancuar.