Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Bashkiak, grupi i Këshilltarëve të opozitës duke folur për mediat, ka akuzuar kreun e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, se i hoqi fjalën opozitës gjatë kësaj mbledhjeje.
Në fjalën e tij Teliti theksoi se sot kanë kaluan tre vendime antiligjore, ndërsa i bëri thirrje prefektit të Tiranës të mos miratojë asnjë akt.
“Sot u konsumua një vepër penale. Kur këshilltar të opozitës priteshin nga mbi 30 policë. Veliaj po gabon rëndë, i hoqi fjalën opozitës, mbajti ligjërate mashtruese dhe u largua”, tha ai.
Nga ana e tij Ilir Alimehmeti nga ana e tij u shpreh kritik për këtë mbledhje. Ai bëri me dije se inceneratorit është në sekuestro nga SPAK.
“Sot Këshilli Bashkiak i vendosi 6 mln euro të tjera në dispozicion inceneratorit që është në sekuestro. Nuk mund të ishim dakord”, tha ai.
Nga ana e tij Endrit Braimllari tha se Veliaj po punon vetëm për interesin e tij personal.
“Veliaj i çon 6 mln euro inceneratorit që është nën sekuestro nga SPAK dhe kjo është absurde”, ka thënë Braimllari.