Vendosni fjalën kyçe....

Vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste 6 të tjera, infermierja britanike kërkon apelimin e dënimit


Një infermiere  britanike, e cila u shpall fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave dhe tentativën për vrasjen e gjashtë të tjerëve, ka nisur një përpjekje për të apeluar dënimet e saj.

Zyrtarët thanë të premten se Lucy Letby aplikoi për të apeluar kundër dënimit të saj muajin e kaluar për vrasjen e pesë djemve dhe dy vajzave.

Letby vrau foshnjat në Spitalin Countess of Chester në Anglinë veriperëndimore duke i injektuar me insulinë ose ajër, ose duke i ushqyer me forcë me qumësht.

33-vjeçarja u dënua nga Gjykata e Mançesterit me burgim të përjetshëm pa asnjë shans për lirim, sipas Al Jazzera.

Ajo u shpall gjithashtu fajtore për shtatë tentativa vrasjeje që përfshinin gjashtë foshnja të tjera atje, por u lirua nga dy akuza shtesë për tentativë vrasje. Juria nuk ishte në gjendje të merrte një vendim për disa akuza të tjera. Letby i mohoi vazhdimisht të gjitha akuzat.

Ajo paraqiti një kërkesë për të apeluar dënimin e saj në Gjykatën e Apelit të Londrës, por asnjë datë nuk është caktuar akoma.

Dënimi i infermieres, pas një gjyqi të mundimshëm 10-mujor, e bëri Letby vrasësen më të keqe të fëmijëve të Britanisë në historinë modern.