Vendosni fjalën kyçe....

Vrau kolegun se e bullizonte, dënohet me 35 vite burg ish-polici i komisariatit në Tiranë


Gjykata Tiranës, ka dënuar me 35 vite burg ish-efektivin Ludjan Zaimi, i cili ekzekutoi kolegun e tij në komisariatin nr.3.

Ngjarja u shënua brenda në ambientet e komisariatit, në zyrën e instruktazhit, pak para se të dy oficerët e Patrullës së Përgjithshme të merrnin turnin. 25 vjeçari, efektiv i policisë qëlloi 6 herë me armën e shërbimit kolegun e tij, Çaush Saliasi, 55-vjeç.

Ludjan Zaimi kishte vetëm 1 vit e gjysmë në Policinë e Shtetit, e ndërsa viktima Çaush Saliasi mbi 20 vite karrierë me uniformat blu. I riu, merrte anti-depresantë por sipas kartelës mjekësore nuk rezulton me probleme të shëndetit mendor, pretendonte se kolegu e bullizonte.