Vendosni fjalën kyçe....

22 mijë biletat për ndeshjen me Çekinë u shitën brenda dy orësh, tifozët dyshimet për shitje preferenciale


Shumë tifozë të kombëtares janë ankuar sot për pamundësinë e prerjes së një bilete për ndeshjen e 12 tetorit 2023 ndaj Çekisë.

Të gjitha biletat janë shitur brenda dy orësh ndërsa në faqen e FSHF-së ku shiteshin biletat online dilte njoftimi se faqja ishte bllokuar nga numri i madh i përdoruesve.

Mbrëmjen e djeshme FSHF-ja njoftoi se shitja e biletave do bëhej sot megjithatë nuk i kishte publikuar çmimet.

Shqiptarja shkruan se pas interesimit pranë FSHF-së i është thënë se bllokii ka ardhur nga numri tejet i madh i të interesuarve për blerjen e nje bilete.

Çdo person që mundi të futej në radhë online mund të blinte deri në 4 bileta duke çuar në dyshimin  se ato mund të shiten në tregun e zi.

Pas fitores ndaj Polonisë pak ditë më parë, Shqipëria ndodhet në krye të renditjes në Grupin E dhe ka mundësi të mira të kualifikohet në Euro 2024.