Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Rrugën e Kombit, humb jetën polici nga Mirdita, u përplas nga një malazez


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit ku dy mjete janë përplasur dhe për pasojë ka ndërruar jetë punonjësi i policisë në Mirditë, Gëzim Lazri ndërsa është plagosur një malazez.

Policia thotë se përplasja e dy mjeteve ka ardhur prej manvorës së gabuar të mjetit tip ‘Chevrolet’ që drejtohej nga një malazez me iniciale M.F. Si pasojë ka ndërruar jetë polici ndërsa shoferi malazez është plagosur dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

 

Njoftimi:

Rreth orës 07:20, në aksin rrugor Rrëshen-Rrubik, automjeti tip “Chevrolet” me drejtues shtetasin malazez M. F., është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. L. 56 vjeç, (efektiv policie pranë Komisariatit të Policisë Mirditë i cili sapo kishte lënë shërbimin dhe po kthehej në banesë).

Si pasojë e këtij aksidenti, ka humbur jetën punonjësi i policisë shtetasi G. L.

Ndërsa drejtuesi i automjetit tjetër  shtetasi M.F., ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Paraprakisht, dyshohet se shkaku i aksidentit rrugor ka qenë parakalimi i gabuar në shkelje të rregullave të qarkullimit i automjetit tip “Chevrolet” që drejtohej nga shtetasi M.F.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe nën drejtimin e Prokurorit, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.