Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Rruga që po ndjek Basha e gabuar, s’ndjek askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë


Deputeti i PD-së Gazment Bardhi komentoi sot marrëdhënien me kreun e PD-së Basha.

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ në News24 ai tha se i qëndron besnik interesit të demokratëve ndërsa e quajti Bashën ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të dikurshëm.

“Të gjitha qëndrimet e mia përpara se t’i bëj publike i kam ndarë me z. Basha. Jo sepse është babai politik, por sepse ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë. Por unë kam përgjegjësi t’i qëndroj besnik interesit të demokratëve. Nëse qytetarët shikojnë që opozita nuk është funksionale, në këtë drejtim unë i kam bërë të qartë gjithë qëndrimin tim zotit Basha. Ai ka zgjedhur rrugën e tij dhe mendoj që është e gabuar. Unë nuk jam i detyruar të të ndjek në një rrugë që nuk e besoj.” – tha Bardhi.

Ai shtoi më tej se nuk ka ndërmend të ndjekë askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë.

Bardhi shtoi më tej se është i bindue se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon opozitën askund.

“Kur dikush merr një vendim për të përcaktuar rrugën bazohet në shumë episode. Unë e kam thënë se jam provokuar gjatë gjithë këtyre ditëve me shpifje, por kam zgjedhur të marr frymë disa herë përpara se të reagoj. U gjithë qëndrimi im nuk ka të bëjë me interesat e mia. Unë kam vendosur që në politikë të jem i vërtetë. Bindja ime është se rruga që po ndjek Basha është e gabuar dhe nuk e çon opozitën askund. Roli që ka marrë Basha për të folur në emër të të tjerëve është i pavërtetë. Patjetër që jam anëtar i Partisë Demokratike. Institucionet njohin Partinë Demokratike të Shqipërisë. Cilido që ka vendosur të devijojë nga vlerat dhe parimet nuk jam i detyruar as ta njoh dhe as të shkoj pas. Nuk kam ndjekur askënd në politikë që kërkon t’i bjerë murit me kokë. Unë kam zgjedhur rrugën e arsyes dhe në këtë moment rruga e arsyes na dikton një stopim të konfliktit dhe bërjes së të gjithëve bashkë për të luftuar kundërshtarin tonë politik Edi Ramën.” – shtoi Bardhi.