Ish kryeministri Sali Berisha ka dalë sërish në mbrojtje të kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit.
Berisha e ka cilësuar si betejë për t’I marrë mandatin Belerit, duke shtuar se ai nuk ka pasur as 5 lekë në xhep kur u arrestua.
Ai shton se Rama nuk e lejon ta bëjë betimin, ndërkohë që ligjet e vendit nuk e pengojnë.
“Shikoni ç’ndodh në rastin Belerin, një betejë e paimagjinueshme për të marrë mandatin. E burgos në mesnatë, tek po darkonte, mashtron thotë që e kapën në flagrancë tek po shpërndante para. Ndërkohë ai nuk kishte 5 lekë në xhep. Nuk e lejon të bëjë betimin, ndërkohë që ligjet e vendit nuk e pengojnë.
Në një vend që pretendon të respektojë normat më ligjore më minimale, ai që nuk është i dënuar është i pafajshëm. Ky precedent ka funksionuar më parë por jo me mandatin e Himarës, sepse ai ka parashikuar aty parajsën e tij. Një sherr i madh për një mandat. Ky është një shembull se çfarë është në gjendje të bëjë Edi Rama për një mandat që e do. Nëse ka blerë vota, të betohet siç është vepruar herë të tjera, të dënohet mbrapa.
Po duhet ta humbasë mandatin për afatin e betimit.”- thotë Berisha.