Pas mbërritjes në qytetin e Artyom, Kim udhëtoi për në qytetin port të Vladivostok ku Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe zyrtarë të tjerë të lartë ushtarakë i dhanë atij mundësinë të vështronte nga afër bombarduesit strategjik të Rusisë dhe avionë të tjerë luftarak, shkruan AP
Të gjithë avionët luftarakë rus që iu treguan liderit të Koresë së Veriut, ishin ndër llojet që janë përdorur aktivisht në luftën me Ukrainën, duke përfshirë bombarduesit Tu-160, Tu-95 dhe Tu-22 që kanë lëshuar rregullisht raketa lundrimi .
Shoigu, i cili është takuar me Kim Jong më parë gjatë një vizite në korrik në Korenë e Veriut, i tregoi gjithashtu atij një nga raketat më të fundit të Rusisë, Kinzhalin hipersonik.
Kim dhe Shoigu më vonë udhëtuan për në Vladivostok, ku inspektuan fregatën Admiral Shaposhnikov të flotës ruse të Paqësorit. Komandanti i marinës ruse, admirali Nikolai Yevmenov, e informoi Kim-in mbi aftësitë dhe armët e anijes, të cilat përfshijnë raketa lundrimi me rreze të gjatë Kalibr me të cilat anijet ruse kanë goditur rregullisht Ukrainën.
Kim u pa gjithashtu duke folur me Shoigu dhe Yevmenov për një nëndetëse të sulmi bërthamor të zbuluar javën e kaluar teksa ata dolën nga fregata Shaposhnikov.
Muajt e fundit ai ka theksuar nevojën për të forcuar marinën e tij për të kundërshtuar asetet e avancuara detare të Shteteve të Bashkuara, e cila ka zgjeruar stërvitjet e saj të kombinuara ushtarake me Korenë e Jugut për të kundërshtuar kërcënimin në rritje të Veriut.