Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin se ka nisur programi për kreditë e lehtësuara për disa kategori.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se me këtë program lehtësues përftojnë 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcat e Armatosura dhe mjekët, si mbështetje për familjet e reja.
MESAZHI I RAMËS
🟢 LAJM I MIRË
🏢NIS PROGRAMI I KREDIVE TË LEHTËSUARA PËR MJEKËT, POLICËT DHE USHTARAKËT E RINJ
🧑🏻💻👩🏼💻e-Albania ofron shërbimin e dedikuar për kreditë e lehtësuara për 300 punonjësit e parë të Policisë së Shtetit, Forcave të Armatosura dhe mjekët që do të përfitojnë nga ky program i ri mbështetjeje për familjet e reja të këtyre tre kategorive
💻Hapat e thjeshtë të aplikimit në e-Albania në 30 ditët e ardhshme mundësojnë një proces të shpejtë e transparent për aksesin në këtë program të ri👇
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx…
#RevolucioniDigjital🖥️📱
#VetëmPërpara➡️🇦🇱