Vendosni fjalën kyçe....

Ministrja e Jashtme gjermane e cilëson presidentin kinez Xi Jinping ‘diktator’


Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e ka cilësuar presidentin kinez Xi Jinping një “diktator”, duke paralajmëruar se një fitore ruse në konfliktin e Ukrainës mund të nxisë drejtues të tjerë si ai.

Në një intervistë me Fox News, Baerbock u pyet për mendimin e saj se si Berlini dhe Perëndimi mendojnë se armiqësitë midis Kievit dhe Moskës do përfundojnë. Sipas ministres së Jashtme, i vetmi rezultat mund të jetë ‘liria dhe paqja në Ukrainë’.

“Sepse nëse presidenti rus Putin do e fitonte këtë luftë, çfarë shenjë do të ishte kjo për diktatorët e tjerë në botë? Ashtu si Xi, presidenti kinez? Prandaj, Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, tha ajo, duke përsëritur angazhimin e Gjermanisë për të mbështetur Kievin për ‘për aq kohë sa duhet’.

Ministria e Jashtme e Kinës ende nuk ka komentuar mbi komentet.