Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni ‘Tempulli’, Gjykata lë në fuqi arrestin në burg për 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë


Janë lënë në burg 10 nga 69 të arrestuarit në Vlorë në kuadër të operacionit të koduar ‘Tempulli; për goditjen e trafikut të drogës.

Nga operacioni ‘Tempulli’ në gjithë vendin, u goditën 23 grupe që shisnin drogë, 233 të arrestuar

Një prononcim e ka pasur edhe një prej avokatëve, Edmond Dema.

“Për 10 kërkesat, u vendos që vlerësimi i ligjshëm i ndalimit dhe arresti me burg për të gjithë. Akuzohen për prodhim dhe shitje narkotike, nesër është një pjesë tjetër e të ndaluarve. Asnjë nga të arrestuarit s’ka pranuar akuzat, kanë thënë që janë përdorues.”- tha avokati.