Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytjet në qytetin libian, mbi 11,300 viktima


Numri i të vdekurve në Libi po rritet, dhe shifrat kanë aritur në 11 300 të vdekur. Qyteti bregdetar u godit rëndë nga stuhia Daniel më 10 dhe 11 shtator.

“Grupet e shpëtimit po kërkojnë për 34,000 njerëz ende të zhdukur”,- u shpreh  Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit megjithëse ka shumë pak shpresë se shumë prej tyre mund të gjenden të gjallë.

Shumë trupa mund të jenë nën ndërtesa të thërrmuara ose thjesht kanë përfunduar në Detin Mesdhe”,- thanë autoritetet. 

 “Në vetëm dy orë, një nga kolegët e mi numëroi mbi 200 trupa në plazhin afër Dernës,” -tha Bilal Sablouh, menaxher rajonal i mjekësisë ligjore për Afrikën.

Ministri i Shëndetësisë i Libisë Lindore,  tha se: trupat e paidentifikuar po varroseshin në varre masive jashtë kufijve të qytetit të Derna-s ose në fshatrat përreth. 

Organizata Botërore e Shëndetësisë kërkoi që varrosjet masive të ndërpriten për arsye shëndetësore dhe për shkak të traumave të të afërmve.  

Stuhia Daniel u kthye në tragjedi për Libinë pasi atë natë, shiu i rrëmbyeshëm u përkeqësua nga shembja e dy digave, duke lëshuar një mur me ujë, mbeturina dhe baltë disa metra të lartë në qytetin e fjetur.

Sipas një raporti në mediat rajonale, nuk kishte pasur asnjë mirëmbajtje në digat Abu Mansour dhe Wadi Derna që nga viti 2011, kur vendi për herë të parë ra në një luftë civile që ende po vazhdon. Kjo ndodhi pavarësisht lëshimit të kontratave të mirëmbajtjes me vlerë ekuivalente me miliona dollarë, kontratat nuk u përfunduan kurrë.

“Duke shtuar tmerrin, ujërat e përmbytjeve mund të kenë lëvizur minat tokësore të pashpërthyera të groposura ende nga lufta civile”,-  tha kreu i njësisë së kontaminimit me armë.