Vendosni fjalën kyçe....

Politikania franceze kritikohet se mashtroi votuesit, përdori photoshop në foton e fushtatës


Juliette de Causans e cila kandidon si deputete në zgjedhjet në Francë, thuajse nuk njihet në fotot e posterave të fushatës.

De Causans e cila është rreth të 40-ave, në foto nuk e tregon moshën e saktë, kjo për shkak se në postera ajo dukej më e re, me lëkurë më të shndritshme dhe dhëmbë më të drejtë, krahasur me pamjen e saj e vërtetë. 

Ajo e përdori këtë metodë për një publicitet më të mirë që në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar, por këtë herë e bëri akoma më të dukshme.

Zonja De Causans pjesë e një partie të vogël  e quajtur Europe Ecologie Egalite, pranoi se e ka përmirësuar pamjen e saj dhe se është e drejta e saj të ketë një foto të bukur.

Pas zhurmës në internet të krijuar nga kundërshtarët politikë dhe nga zgjedhësit, de Causans pranoi se e bëri këtë me arsyetimin se imazhet e redaktuara do të ndihmonin për të çuar përpara kauzën e saj.