Vendosni fjalën kyçe....

Polonia mban mbyllur kufirin për importet e grurit nga Ukraina


Polonia nuk do t’i japë fund ndalimit të importeve të grurit nga Ukraina, pavarësisht një vendimi të Bashkimit Evropian për t’i dhënë fund masave të ngjashme.

BE- ja hoqi zyrtarisht ndalimin e importit të drithërave të premten, por kryeministri I Polonisë kishte sinjalizuar këtë javë se kjo e fundit nuk do ta ndiqte, pavarësisht këmbënguljes së Brukselit që të binte në përputhje me pjesën tjetër të bllokut.

Polonia nuk do të lejojë që gruri ukrainas të na përmbytë. Cilido qoftë vendimi i zyrtarëve të Brukselit, ne nuk do t’i hapim kufijtë tanë,” tha Morawiecki në një postim në mediat sociale të shtunën.

BE-ja miratoi në maj ndalimin e importeve të grurit, misrit dhe lulediellit nga Ukraina në Poloninë fqinje, Hungarinë, Sllovakinë, Rumaninë dhe Bullgarinë. 

Lëvizja e përkohshme kishte për qëllim të mbronte fermerët në këto pesë vende nga importet me shumicë të mallrave ukrainase që do të shkaktonin rënie të çmimeve lokale dhe rritjen e konkurrencës.

Rusia në qershor përfundoi një marrëveshje që lejon Ukrainën të eksportojë dërgesa drithërash nga portet e saj në Detin e Zi.

Rezultati është se Ukraina tani duhet të mbështetet në rrugët e sanksionuara nga BE-ja për të çuar grurin e saj në tregje, që do të thotë se vendet e afërta si Polonia përballen me një fluks të mallrave bujqësore të lira, duke shqetësuar fermerët vendas.

Polonia ishte vendi i parë që vendosi një ndalim për importet e drithërave ukrainase pasi fermerët atje shprehën shqetësimet e tyre.

Ligjvënësit në Bullgari votuan të enjten për të lejuar rifillimin e importeve të grurit ukrainas. Kryeministri Nikolai Denkov tha se qeveria do t’i kërkojë Komisionit Evropian të sigurojë kompensim për fermerët, me masën që pritet të rezultojë në çmime më të ulëta ushqimore.