Vendosni fjalën kyçe....

SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës Lefter Allën dhe ish-zyrtarët e tjerë


SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla dhe ish-zyrtarët e tjerë të bashkisë.

Sipas njoftmit, pas përfundimit të hetimeve, kanë shkuar në gjyq Alla dhe ish-zyrtare të tjerë dhe biznesmenë.

Alla akuzohet për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre. Bëhet fjalë për tenderin për reabilitimin e rrjetit të ujësjellësit në një nga lagjet në Bulqizë.

 

NJOFTIMI I SPAK

Në përfundim të hetimeve paraprake të procedimit penal nr.09 të vitit 2022, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (në datën 14.09.2023) kërkesën për gjykim në ngarkim të pandehurve:

  1. Lefter Alla, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.
  2. Enkeleda Lleshi, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

3.Rubin Kola, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.

  1. Arsen Gjoka, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
  2. Kujtim Zogu, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 i Kodit Penal.
  3. Erion Isaku, akuzuar se ka kryer veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 (para ndryshimeve ligjore te kryera me ligjin nr.43/2021) e 25 dhe “Korrupsion pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 i Kodit Penal.