Vendosni fjalën kyçe....

Akuzohet për vjedhjen e 4 biçikletave, pranga 40-vjeçarit në Durrës


Një 40-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave.

Në pranga ka përfunduar Kristo Myftari, banues në Durrës.

Ai dyshohet se gjatë muajit shtator 2023 ka vjedhur në disa lagje të qytetit 4 biçikleta të ndryshme.

Gjatë kontrolleve të policisë janë sekuestruar 2 biçikleta të vjedhura.