Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Kush ia mbylli gojën Ramës për SPAK-un


Gazmend Bardhi, deputeti i PD, përmes një postimi në rrjetin social “X” ditën e sotme është shprehur se dikush apo diçka “i ka mbyllur gojën kryeministrit Rama në lidhje me SPAK-un”.

Postimin e ka shoqëruar edhe me një video të Kryeministrit ku ky I fundit është shprehur: E përsëris sot edhe një herë, atë që thashë në Kongres dhe ja përsëris SPAK-ut, realisht po hyni ne kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend dhe deri tani e keqja kualifikohet dhe ju skualifikoheni!

Ai shkroi se Rama nga asambleja në asamble i tregonte SPAK-ut vendin dhe si duhet ta bënte detyrën ndërsa më pas shkoi te “mbyllja e gojës pa bërë as gëk, as mëk”.