Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti i PD-së sulmon Rithemelimin e Berishës: Vota kundër bashkëpunimit me aleatët, shërbimi më i mirë që i bëhet Ramës


Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku ka kritikuar Sali Berishën e deputetët që e mbështesin duke thënë se vota kundër bashkëpunimit me aletatët strategjikë është shërbimi më i madh që mund t’i bëhet kryeministrit Rama.

Ai shkruan se një opozitë e izoluar e në konflikt me partnerët është e dobët. Komenti i Çollakut ka të bëjë me atë që ai e quajti bllokimi u granteve dhe projektet e qeverisë gjermane nga Rithemelimi.

“Te votosh kunder e te bllokosh grantet (ndihmat) dhe projektet e qeverise Gjermane, eshte te votosh kunder bashkepunimit me Gjermanine dhe me BE. Nuk ka asgje opozitare ketu, te pakten per nje Opozite demokratike properendimore. Per Opozitat me frymezime leniniste qe po lindin mbase,por per PD kjo muk do te ndodhe kurre. Te votosh si Opozite kunder bashkepunimit me aleatet strategjike eshte sherbimi me i madh qe mund ti behet Edi Rames,pasi nje Opozite e izoluar e ne konflikt me partneret nderkombetare eshte nje Opozite e dobet. Nese per te fituar ndonje bilete ne rreshtin e 2 apo 3 te Rithemelimi apo te LSI (se rreshtat e para jane zene) u duhet te hapin lufte dhe Gjermanise sikunder SHBA dhe Britanise..,Zoti ua drejtofte mendjen dhe rrugen ,pasi ketu ndahemi pa asnje keqardhje me kedo.” – shkruan Çollaku.