Muaji shtator shënon Ditën Ndërkombëtare të Ozonit, si një apel global për mbrojtjen e shtresës së ozonit dhe reduktimin e ndryshimeve klimatike.
Ajo daton në shtator 1987, me formosjen e Protokollit të Montrealit, ku vendet u angazhuan në gjetjen e makanizmave për mbrojtjen e shtresës së ozonit përmes eliminimit gradual të konsumit dhe prodhimit të substancave që dëmtojnë të vetmen shtresë mbrojtëse ndaj radioaktivitetit.
Tema e Ditës Botërore të Ozonit për vitin 2023 është “Protokolli i Montrealit: rregullimi i shtresës së ozonit dhe reduktimi i ndryshimeve klimatike”.
Gjatë dekadave të fundit, marrëveshja është pasuar nga rezultate shumë të mira dhe sipas përditësimit të fundit shkencor shtresa e ozonit është në rrugën e rimëkëmbjes. Nivelet e ozonit pritet të kthehen në nivelet e para vitit 1980 rreth vitit 2066 mbi Antarktidë.
Megjithatë shqetësimet për planetin janë në rritje. Në një kohë kur shtresa e ozonit po rimëkëmbet, planeti po nxehet me një shpejtësi alarmante. Prandaj, Protokolli i Montereslit u përditësua me detyrimin për të reduktuar prodhimin e gazeve me potencial të lartë për ngrohjen globale.
Shkencëtarët vlerësojnë si arritje për njerëzimin që deri në fund të shekullit, reduktimi gradual i këtyre gazeve, do të parandalojë ngrohjen glibale me 0.5 ° Celsius. Zbatimi i masave për efiçencën e energjisë mund të dyfishojë këtë shifër.
Shqipëria është vendi i parë në rajon, që ka ratifikuar në 2018-ën, Amendamentin Kundër Ngrohjes Globale të Protokollit të Montrealit, duke u bërë bërë pjesë e kalendareve për eliminimin gradual të këtyre gazeve të dëmshëm
Celebrimi i Ditës Botërore të Ozonit dhe sukseseve të Protokollit të Montrealit thekson edhe një herë rëndësinë e Protokollit duke siguruar që ai të mbetet një instrument jetik për mbrojtjen e shëndetit të njeriut, natyrës dhe klimës për brezat e ardhshëm.