Vendosni fjalën kyçe....

Kamioni përplaset me ambulancën në aksin Lushnjë-Fier, humb jetën pacienti


Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi pasditen e sotme në aksin “Lushnjë-Fier”.

Një kamion me drejtues shtetasin me iniciale L.Gj 31-vjeç u përplas me autoambulancën që drejtohej nga shtetasi F.R 54 vjeç në të cilën ndodhej pacienti 77-vjeçar, shtetasi me iniciale D.K që ndërroi jetë.

Të plagosur mbetën edhe drejtuesi i autoambulancës, infermieri dhe vajza e viktimës.

“Rreth orës 14:50, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës” ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përplasur automjeti tip “Kamion” me drejtues shtetasin L. Gj. 31 vjeç, dhe autoambulanca me drejtues shtetasin F. R., 54 vjeç, në të cilën ndodhej pacienti D. K., 77 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Gjithashtu, janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i autoambulancës, infermieri, shtetasi E. B., 33 vjeç dhe vajza e pacientit që ndërroi jetë, shtetasja E. A., 37 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorit po vijon veprimet për përcaktimin e shkakut të aksidentit si edhe po kryen veprimet procedurale me 2 drejtuesit e automjeteve.- thuhet në njoftimin e policisë.