Vendosni fjalën kyçe....

Mitsokatis mesazh të fortë Ramës: Çështja Beleri përmbys progresin që kishim arritur, shpresoj të gjendet një zgjidhje shpejt


Kryeministri grek Mitsotakis i ka drejtuar një tjetër mesazh kryeministrit Rama lidhur me arrestimin e Fredi Belerit, duke kërkuar lirimin e tij.

Në një konferencë me gazetarët, ai tha se çështja në fjalë ka lënë në hije marrëdhëniet dypalëshe dhe ka përmbysur progresin që ka pasur në  mnarrëdhënie deri tani.

“Çështja i lë në hije marrëdhëniet dypalëshe me Shqipërinë dhe përmbys progresin që kishim arritur. Më shqetëson veçanërisht fakti që edhe sot Shqipëria refuzon t’i japë atij mundësinë për t’u betuar si kryetar bashkie. Është një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare dhe do të ketë implikime më të gjera për përpjekjen e Shqipërisë për t’iu afruar familjes evropiane. Uroj dhe shpresoj që së shpejti të gjendet një zgjidhje, nuk do të ndalem së ngrituri çështjen në BE dhe te zoti Rama.” – tha Mitsotakis.