Vendosni fjalën kyçe....

Parukerja e gruas së Presidentit Begaj në delegacionin shtetëror për OKB


Pjesë e delegacionit të Presidentit Bajram Begaj në vizitën e tij në SHBA do jetë edhe parukerja e bashkëshortes së tij.

Në listën e publikuar  nga Gent Sejko me mbi 20 persona pjesë e delegacionit të Presidencës në SHBA në kuadër të vizitës në OKB vihet re edhe emri i Lili Ismailit.

Lili Ismaili është parukere e cila kujdeset për dukjen e zonjës së parë, Armanda Begaj.

Parukerja ka publikuar vetë foto me zonjën Begaj ku prezanton punën e saj për kujdesin ndaj imazhit të bashkëshortes së Presidentit.

Në listë Ismaili është regjistruar si Këshilltare e Jashtme.

Pjesë e delegacionit do jenë përveç këshilltarëve politikë, të sigurisë dhe diplomatikë të Presidentit edhe fotografi i presidencës gazetarja e RTSH-së dhe kameramani. Gjithashtu edhe djali i Presidentit Bajram Begaj do jetë pjesë e delegacionit.