Vendosni fjalën kyçe....

Policia kontrolle në Vlorë, shoqërohen 3 persona


RENEA dhe FNSH kontrolle në Vlorë për persona të kërkuar dhe posedues të armëve të zjarrit.

Nga kontrollet policia ka mundur të arrestojnë 3 persona në zonën e bulevardit kryesor Vlorë-Skelë.

Kontrolle të imtësishme janë zhvilluar në të gjithë zonën dhe pas pallateve, për persona të cilët i fshihen drejtësisë.

Operacioni policor që është në zhvillim është shtrirë edhe në Selenicë dhe në fshatrat pranë Vlorës.